Të shtëna me armë afër shkollës teknike në Klinë

Një incident ka ndodhur sot në afërsi të shkollës së mesme teknike “Fehmi Agani” në Klinë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, raporto Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, një person ka gjuajtur në drejtim të një tjetri, por akoma nuk dihet nëse ka të plagosur.

Siç merr vesh Sinjali Policia e ka arrestuar personin e dyshuar dhe rasti tashmë është proceduar.

Mirëpo, akoma nuk dihet motivi dhe rrethanat e këtij rasti.

Lexo edhe:  Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë euro dorëzani, tentoi të ikte nga Kosova