Të shtëna dhe zjarr në tendat e përkrahësve të Vuçiqit para parlamentit serb
Para shpërthimit të zjarrit në kampin me tenda, ku janë vendosur militantët e SNS, partisë së Vuçiqit, të cilët pretendojnë se “po e mbrojnë” presidentin e tyre, janë dëgjuar të shtëna armësh, një person është arrestuar.
Kampi është vendosur në qendër të Beogradit, para Kuvendit të Serbisë.
Sipas pamjeve të publikuara nga deputetët që ndodheshin në seancën e Kuvendit të Serbisë, janë dëgjuar të shtëna armësh, por nuk mund të konfirmojnë nëse është përdorur armë zjarri.