Të rinjtë vjedhin flamurin ditën e dasmës, i zoti i shtëpisë i fton në dasëm bashkë me të
Një ngjarje interesante ka ndodhur së fundmi në Dragash.
Teksa në oborrin e ish-veteranit të UÇK-së, Isak Hatulahu, po mbahej dasëm, disa të rinj kanë vjedhur flamurin e vendosur pranë oborrit të shtëpisë, teksa po bënin xhiro me skuter.
I zoti i shtëpisë e ka parë ngjarjen në kamerat e sigurisë dhe ka ftuar hajdutët që t’ia kthejnë flamurin dhe të shkojnë në dasëm.