Të plagosur në sy, krah e shpinë, detaje nga plagosja e trefishtë në Veternik

Doktori, Avdush Bajgora ka thënë se tre të plagosurit në lagjen Veternik në Prishtinë, i kanë pranuar me lëndime të pjesë të ndryshme të trupit.

Bajgora në një prononcim për media, deklaroi se pacientët janë dy femra dhe një mashkull, teksa ka thënë se njëra nga pacientet ka pasur lëndime në pjesën e krahut dhe parakrahut, ku pjesët metalike të mjetit shpërthyes janë ende prezent.

“Kemi pranuar tre pacientë, prej të cilëve një mashkull dhe dy femra me lëndime në pjesë të ndryshme të trupit nga një mjet plasës apo shpërthyes“, tha Bajgora.

“Pas ekzaminimeve rengerologjike është konstatuar se njëra paciente ka pasur lëndime në pjesën e krahut dhe të parakrahut ku pjesët metalike të mjetit shpërthyes janë prezente ende në esterilitetin e saj“, shtoi ai.

Lexo edhe:  Arrestohet në aeroport hajni i Vitisë, kishte kryer 13 vjedhje të rënda për një muaj