Të mërkurën prezantohet insekti i ri i zbuluar në Kosovë

Departamenti i Biologjisë në Universitetin e Prishtinës do të prezantojë nesër një hulumtim mbi zbulimin e një insekti të ri në Bjeshkët e Sharrit.

Insekti i ri quhet “Potamophylax humoinsapiens”, ka bërë të ditur Departamenti i Biologjisë në një njoftim për media.

Prezantimin e hulumtimit do ta bëjë profesori Halil Ibrahimi.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin “Hulumtimi i insekteve në funksion të mbrojtjes së mjedisit: llojet e reja, endemizmi dhe biodiversiteti”, të profesorit në departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore, prof. Halil Ibrahimi. Gjatë kësaj ligjërate, prof. Ibrahimi do të prezantoj edhe llojin e ri të insektit të zbuluar në Bjeshkët e Sharrit, të quajtur Potamophylax humoinsapiens. Prezantimi do të mbahet me datë 1 mars 2023, në ora 11:00, në sallën e Senatit, Rektorat”, thuhet në njoftim.

Insekti “Potamophylax humoinsapiens”. Foto: AP


Insekti “Potamophylax humoinsapiens”. Foto: AP

Lexo edhe:  U arrestua ditë më parë në aksionin kundër fajdes, lirohet pronari i autosallonit "Alberti"