Të Hënën pritet asfaltimi i një pjesë të korsisë nga Lum i Madh në drejtim të Maxhunajt

Punët intenzive për asfaltimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotshme ku eskavatorë të kompanisë “Eskavatori” kanë vazhduar me nivelizimin dhe përgatitjen e korsisë së djathtë për asfaltim në drejtim të Vushtrrisë, segmeneti Lum Madh deri në afërsi Maxhunaj, rruga për në Dumnicë.

 

Siç bëjnë të ditur nga kompania, të Hënën pritet që të vendoset shtresa e parë e asfaltit në këtë pjesë të segmentit, nga Lumi i Madh deri afër fshatit Maxhunaj.

Lexo edhe:  Rrokulliset me traktor një 42-vjeçar në Skenderaj, dërgohet në spital