“Të gjuaj prej katit t’pestë poshtë”/ Burri në Fushë Kosovë i shkon ish-gruas në banesë dhe e kërcënon

Rastet e dhunës në familjet kosovare nuk po kanë të ndaluar. Në shumicën prej tyre viktima janë gratë e vajzat, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike edhe nga ish-bashkëshortët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe para disa ditësh, në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, për të cilin thotë e ka kërcënuar, duke i thënë se “të gjuaj nga banesa”.

Përballë kësaj situate, gruaja e frikësuar ka njoftuar Policinë dhe e ka denoncuar të dyshuarin, teksa ka kërkuar edhe urdhër të mbrojtjes, për të parandaluar më të keqen.

Si rezultat i raportimit të rastit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për veprën penale “dhunë ën familje”.

Lexo edhe:  Ramë Buja flet për takimet me Fatmir Limajn: Ai mund të rikthehet në PDK