Të dyshuarit për vjedhjen në Veternik iu hoq një veshkë dhe iu amputua këmba për shkak dëmtimeve të rënda
Qytetarit serb të plagosur dhe të ndaluar nga prokuroria si i dyshuar në përfshirjen e grabitjes së armatosur në njërën nga qendrat tregtare në Veternik, përveç që i është larguar njëra veshkë gjatë ditës së djeshme, po ashtu të njëjtit të enjten i është amputuar këmba për shkak dëmtimeve të rënda që i ka pësuar.
Ndërkaq, punëtori i sigurimit që u plagos të hënën vazhdon të jetë i intubuar.
Klan Kosova mëson se i plagosuri serb, i ndaluar nga prokuroria si i dyshuar në përfshirjen e grabitjes së armatosur në njërën nga qendrat tregtare në Vetenerik, përveç që i është larguar njëra veshkë gjatë ditës së djeshme, po ashtu të njëjtit të enjten i është amputuar këmba për shkak dëmtimeve të rënda që i ka pësuar