Të dehur tapë, rrihen mes veti një burrë dhe një grua në Gjakovë

Një grua dhe një burrë të dehur tapë janë përleshur fizikisht në mes veti mëngjesin e së dielës në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur se gruaja ka pranuar tretman mjekësor ndërsa burri ka ikur në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se dy të dyshuar një femër kosovare dhe një mashkull kosovar në gjendje të dehur, janë përleshur në mes vete. E dyshuara është arrestuar dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje ndërsa me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit.

Lexo edhe:  A u mbajt sot mësimi në Gjilan, aty ku qeverisë VV-ja?