Të arrestuar babë e bir, policia jep detaje të reja lidhur me vrasjen në Skenderaj
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit në një lokal në Skënderaj, gjatë ditës së djeshme.
Në raportin ditor të PK’së ka bërë me dije se si të dyshuar për këtë vrasje janë arrestuar babë e bir dhe se nga ta janë sekuestruar një kallash, tri pistoleta dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm.
“VRASJE E RËNDË- Skenderaj 12.02.2025 – 13:45. Një mashkull kosovar, është qëlluar me armë zjarri dhe si pasoj e kësaj ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir) dhe nga të njëjtit janë sekuestruar: një armë AK47, tri armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.