Tayna përlotet gjatë intervistës, ‘shkak’ babai i saj

Në një intervistë për “Prive”, Tayna është përfshirë në një moment shumë emocional, kur i ati i dërgoi një letër surprizë, duke e përshëndetur atë thjesht si “Tina” dhe duke kujtuar momentet e fëmijërisë së saj. Ai tregoi se, që nga fëmijëria, ka qenë gjithmonë pranë saj, duke mos ia lëshuar dorën në asnjë çast, derisa një ditë, ishte Tayna ajo që nuk ia lëshoi dorën atij.

Ai rrëfeu sa e vështirë kishte qenë për të si prind të shihte vajzën e tij të kalonte periudha të vështira dhe sfiduese, por gjithashtu theksoi se ndihej jashtëzakonisht krenar për gjithçka që ka arritur Tayna deri tani.

Ky moment i veçantë është hera e parë që Tayna tregon anën e saj të ndjeshme në një dalje televizive, duke e lënë pas dorë të dukshme emocionin dhe dashurinë për familjen e saj.

Lexo edhe:  Kurti flet pas aksidentit: Kemi pasu fat në fatkeqësi