Tani përlot me rrëfimin, tregon për aksidentin ku shpëtoi ai dhe i vdiqën prindërit

Tani sonte ka ardhur me një rrëfim tronditës nga jeta e tij.

Aktori ka përlotur të gjithë me rrëfimin e tij, shkruan lajmi.net.

Ai tregoi se prindërit e tij i kishin kërkuar t’i dërgonte te dajtë.

Duke shkuar ata kishin bërë aksident pas një përplasje ku një kamion kishte prerë rrugën e tyre.

Aktori tregoi se vetëm ai kishte shpëtuar.

Tani ka rrënqethur me tregimin ku tha se pa babain e tij të vdekur dhe ishte kthyer edhe ka nëna e tij t’i tregonte se çfarë i kishte bërë babait, kur pa që edhe ajo kishte vdekur.

Aktori ka treguar se priste një telefonatë nga Portokallia, dhe kur e mori, nuk kishte kujt t’i tregonte lajmin e bukur.

Ai tha se po të mos ishte Portokallia do të luante mendsh.

Aktori tregoi se të gjithë aty silleshin mirë me të, por kur kthehej në shtëpi ishte vetëm.

Aktori tha se po t’i kishte përballë do t’i kërkonte falje për kohën kur ishin gjallë sepse për aksidentin dihej që ishte padashje.

Lexo edhe:  Bora Zemani futet në shtëpinë e Big Brother. Si reagoi Romeo!