Taksistit nga Fushë Kosova policia ia gjenë mijëra euro të fshehura në muri

Sot rreth orës 19:00, nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person për veprën shpërdorim i pasurisë së huaj.

Rasti është raportuar me datën 21.09.2022, pasi që ankuesja ka vërejtur se i mungon një çantë (me dokumente personale dhe para të gatshme 18000 euro), të cilën dyshonte se e kishte harruarr në një taksi me të cilin kishte udhëtuar për në Fushë Kosovë.

Ka qenë puna e hetuesve policor ajo që ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar si dhe arrestimin e tij.

Pjesë e veprimeve policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, ku në një depo të murosura janë gjetë dhe sekuestruar një shumë parashë (rreth 27000 euro).

Personi i dyshuar A.R. mashkull 25 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që , konform procedurave palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave.

Lexo edhe:  Gjendet në Durrës 19-vjeçarja nga Prizreni që u raportua e zhdukur para dy ditësh