Arrestohet edhe një 55 vjeçar, ngacmoi seksualisht dy të mitura në autobus në Prishtinë

Polici e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 55 vjeçar për ngacmim seksual ndaj dy të miturave.

Rasti sipas PK ka ndodhur në një autobus në Prishtinë, raporton 02Press.com

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për ngacmim seksual

Sot rreth orës 21:00, hetuesit policor të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual.

Rasti është raportuar rreth orës 16:00, ku i dyshuari A. Sh. mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina, kishte ngacmuar dy të mitura.

Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Milaim Zeka në Big Brother VIP Albania 2?