Tahiri- Kurtit: Lëre bakllavën e filmat, jepja shtesat e rrezikshmërisë policëve

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë edhe njëherë thirrje qeverisë që t’ia jep policisë shtesat e rrezikshmërisë.

Tahiri përmes një reagimi në Facebook, ka komentuar edhe shpërndarjen e bakllavës pjesëtarëve të policisë së Kosovë në veri.

“Kryeminister, lëri more bakllavat e filmat por jepja shtesat e rrezikshmërisë e rritja koeficientin në pagë policëve! Bile ke pas mundësi me jau qit rrogat para Bajrami!”, është shprehur Tahiri.

 

 

Lexo edhe:  Publikohet letra emocionuese e vajzës së Ilaz Kodrës, dedikuar babait: “Babi- edhe pse nuk jemi takuar kurrë, zemra ime të njeh”