Sveçla: Numri i të vrarëve në mesin e terroristëve mund të jetë më i madh

Deri më tani janë konfirmuar tre sulmues të grupit kriminal të vrarë në Banjskë të Zveçanit.

Por ka indikacione se numri i të vrarëve në anën e tyre mund të jetë më i madh. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar.

“Kërkimet tona vazhdojnë, ende kemi shumë zyrtarë policor atje në krye të detyrës. Një pjesë e tyre po hetojnë rrethanat e rastit, një pjesë e sigurojnë atë zonë. Besoj se ditëve të ardhshme do të vazhdojmë ta krehim terenin. Ka indikacione se numri i të vrarëve në anën e tyre mund të jetë edhe më i madh. Këto do ti zbulojmë dhe faktojmë me kohë”, u shpreh Sveçla në një lidhje direkte në RTK.

Lexo edhe:  Zhduken dy gra, njëra në Pejë e tjetra në Prizren