Sveçla feston 28 Nëntorin me zyrtarët policorë në veri: U bashkuam rreth sofrës me fli

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka festuar 28 Nëntorin me zyrtarët policorë që po shërbejnë në veri të vendit.

Sveçla tregoi se kanë ngrënë fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi dhe një vajzë nga Istogu, shkruan Jepi zë.

“Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm”, tha Sveçla duke uruar 28 Nëntorin.

Postimi i plotë:

Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë.

Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm.

Gëzuar festën

Lexo edhe:  QKUK-ja hap 100 vende pune, pranohen disa edhe me shkollë të mesme