Suspendohet rreshteri policor në Mitrovicë, Sead Azemi, ia mori orën një personi

Inspektorati Policor i Kosovës gjatë ditës së sotme ka rekomanduar masën e suspendimit për një zyrtar policor në Mitrovicë.

Në këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor më dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Rreshteri i suspenduar nga IPK, sipas Sinjalit, është Sead Azemi, i cili dyshohet se ia mori orën një personi, të cilën më pas ia ktheu dhe kjo dyshohet të jetë arsyeja për suspendimin e tij.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këto raste për të sqaruar rrethanat e rastit.

Lexo edhe:  Ish-ushtari i UÇK-së reagon nga burgu: Dorasit gjenden në zyrat e sistemit juridik