Suspendohet profesori Bekim Bejta

Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur të mërkurën që ta suspendojë profesorin Bekim Bejta nga procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet akademike në UP.

Sipas njoftimit të Këshillit Studentor të Fakultetit të Filologjisë, Bejta është suspenduar lidhur me shkeljet e vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentët.

Madje, siç thotë njoftimi, ai pritet të përjashtohet përfundimisht shumë shpejt.

 

Lexo edhe:  Plaku e prekë një vajzë në të pasme gjatë kohës sa pret tek banka për ta marrë pensionin