Suspendohet profesori Bekim Bejta

Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur të mërkurën që ta suspendojë profesorin Bekim Bejta nga procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet akademike në UP.

Sipas njoftimit të Këshillit Studentor të Fakultetit të Filologjisë, Bejta është suspenduar lidhur me shkeljet e vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentët.

Madje, siç thotë njoftimi, ai pritet të përjashtohet përfundimisht shumë shpejt.

 

Lexo edhe:  Vaki kosovare: Voziste 180 km/h, kur u ndalua doli se i ishte marrë leja deri më 2038 dhe kishte 120 gjoba pa paguar