Surpriza e mbrëmshme në BB VIP Albania, ky banor u fut për herë të tretë në shtëpi

Spektakli i së shtunës në Big Brother Vip Albania pati surpriza.

Vëllai i madh vendosi që një banor të rikthehet në shtëpi.

Graciano Tagani, banori i cili u eleminua një muaj më parë, e fitoi këtë mundësi nga publiku, duke u bërë kështu hera e tretë që ai futet në Big Brother.

Kjo hyrje ka gëzuar disa banorë, por jo Romeon, i cili u mërzit, por edhe u habit njekohesisht.

Theksojmë se Graciano ka marrë pjesë edhe tek edicioni i pestë i Big Brother Albania./Reporteri.net

Lexo edhe:  “Mos bini pre e provokimeve”, si reagoi Egla pas përjashtimit të saj, porosia që u la banorëve: Nuk jam pishman për asgjë