Sulmohet seksualisht një vajzë 7-vjeçare në Prishtinë, për rastin arrestohet një 40-vjeçar

Se sulmet seksuale janë mjaft të shpeshta në vendin tonë kjo nuk do edhe shumë koment, ngase rastet e tilla raportohen mjaft shpesh në media, por ajo që mbetet mjaft shqetësuese është se ato po ndodhin ndaj vajzave të mitura ku ngacmuesit në të shumtën e rasteve janë të rriturit, raporton Gazeta Sinjali.

E një sulm seksual ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë ku një 40 vjeçar është arrestuar.

Sulmi seksual nga i dyshuari ka ndodhur ndaj një vajze të mitur e moshës 7-vjeçare.

Sinjali mëson se i dyshuari është ndaluar për 48 orë nga Policia.

Rastin për sulmin seksual e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  “Anonymous” kërcënojnë Vuçiqin: Nuk falim, na prisni