Sulmohet seksualisht një grua në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar për intervistim para organeve të hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Sulm seksual’.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Kosovarët ikin në perëndim: Punëtorët nga Turqia e Bangladeshi vërshojnë Kosovën