Sulmohet seksualisht një grua në Podujevë

Të dielën rreth orës 18:00 një grua ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një burrë në Podujevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ende nuk është arrestuar, njofton Klan Kosova.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”.

Lexo edhe:  “I thashë, oj nanë çka u ba me ty”, flet djali i gruas që vdiq tragjikisht nga frika pas sulmit nga qentë endacakë në Podujevë