Sulmohet seksualisht një 14-vjeçare në Podujevë, i dyshuari bie në prangat e Policisë

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të panjohur, por edhe nga ata të cilët i kanë të afërm. Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për këto raste dhe për të dyshuarit që kanë rënë në prangat e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në qytetin e Podujevës, ku një person dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 14-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, teksa ka identifikuar personin e dyshuar.

Si rezultat i denoncimit, 48-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

I dyshuari para hetuesve policorë, ka mohuar të ketë kryer veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Sulm seksual’, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Lexo edhe:  Të gjithë po e duan Trust-in, por vetëm një kategorie i lejohet ta tërheq tani