Sulmohet në Serbi autobusi me mërgimtarë nga Kosova

Mërgimtarët kanë filluar të kthehen në vendet perëndimore pas përfundimit të pushimeveu.

Një autobus me udhëtarë nga Kosova është sulmuar para pak minutash në autostradë në Serbi.

Kështu kanë raportuar udhëtarët që gjenden në këtë autobus.

Ata për Veriu.info kanë thënë se xhami i autobusit është thyer me mjete të forta dhe tashmë janë ndalur në autostradë për të arritur policia.

Autobusi i takon kompanisë Fadili Tours.

Lexuesi ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes:

 

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Vlera e koeficientit pritet të jetë 103.17