Sulmohet gazetari Vullnet Krasniqi në protestën kundër Doku Fest-it
Sot pas xhumasë në Prizren është planifikuar të mbahej një protestë me fillim nga ora 14:00 në kundërshtim ndaj DokuFestit. E ftuar nga kryeimami i BIK-ut në Prizren, protesta ishte “revoltë” ndaj përmbajtjes së Dokufestit. Ekipi i Nacionales, që ishte prezent për të përcjellur këtë protestë, është sulmuar fizikisht.
Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramani janë sulmuar fizikisht nga disa persona. Krasniqi ka informuar redaksinë e Nacionales se përveç sulmit ndaj ekipit në terren, janë goditur edhe kamera dhe mikrofoni i Nacionales.
Aktualisht ekipi i Nacionales është duke shkuar në stacionin policor në Prizren, për të denoncuar rastin e sulmit.