Sulmohet brutalisht klienti i Hotel Dukagjinit në Pejë, katër persona ia zënë pritën në parking

Për motive ende të panjohura, një person, klient i Hotelit Dukagjinit në qytetin e Pejës, është sulmuar nga katër persona, pas mesnatës në parkingun e hotelit. Incidenti ndodhi posa viktima parkoi veturën, kur të dyshuarit iu hodhën në sulm.

Gjithçka dyshohet se ndodhi në orët e para të ditës së sotme, kur viktima, 45-vjeçar, e parkoi veturën para objektit të hotelit dhe u nis për të hyrë brenda. Rrugës, ai u përballë me katër persona, të cilët ia zunë pritën, ku përveç që e rrahën, edhe i hodhën sprej në fytyrë.

Viktima arriti të shpëtojë pas disa minutash, por me lëndime serioze, duke kërkuar ndihmë edhe nga stafi i hotelit.

Në anën tjetër, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që Policia ka iniciuar rast për t’i zbardhur rrethanat dhe motivet mbi të cilat ka ndodhur sulmi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimet kanë nisur për veprat penale “Sulm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm” /Gazeta Sinjali

Lexo edhe:  Një tjetër përson në Drenas ndërron fenë, konvertohet në katolik