Sulmi seksual në shkollën e mesme në Ferizaj: Arrestohen të miturit që tmerruan shoqen e klasës me prekje në pjesët intime

Gazeta Sinjali raportoi të premten për një rast që ka ndodhur në shkollën e mesme “Zenel Hajdini” në Ferizaj, ku një nxënëse dyshohet se është sulmuar seksualisht nga shokët e klasës. 

E mitura, 15-vjeçare, ka denoncuar se është ngacmuar seksualisht nga tre shokë të klasës, që dyshohen se e kanë prekur vajzën nëpër pjesë intime të trupit.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy prej 3 të dyshuarve janë arrestuar dhe ndodhen nën masën e ndalimit policor. Vepra për të cilën ata do të hetohen është ricilësuar nga “Ngacmim seksual” në “Sulm seksual”.

Ndryshe, rasti është denoncuar mesditën e 12 janarit, me ç’rast Policia është vënë në lëvizje për t’i kapur personat e dyshuar që janë përfshirë në rast, të cilët tashmë janë arrestuar.

Kujtojmë se vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Siguria e tyre po cenohet edhe në hapësira publike, shkolla, mjete të transportit e në rrugë

Lexo edhe:  Veton Elshani: Policia është e përgatitur për çfarëdo situate në veri