‘Sulmi’ nga Elvis Hoxha, Jasharaj- Qava së bashku me familjen time, përjetova, sulm emocional!
Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka reaguar në lidhje me akuzat që iu bënë ditë më parë nga eksponenti i lartë i VV-së nga Shqipëria, Elvis Hoxha, sa i përket lidhjeve të tij me regjimin serb.
Jasharaj tha se kjo është akuza më e poshtër që i është bërë ndonjëherë në jetën e tij.
Ai madje theksoi se me një deklaratë të tillë i është rrezikuar edhe jeta.
Kryetari i SBASHK tha se pas deklaratave të Hoxhës ka patur një sulm emocional.
“Nga njerzit me te poshter në LVV-së është Elvis Hoxha, është nga akuzat më të poshtra që me janë bërë në jetën time. Me atë deklaratë ka mundur të rrezikojë edhe jetën time. Në një moment pata edhe një sulm emocional dhe trupi fillloi të më dridhej i tëri. Cdo gjë mund të mendoja në jetë, por kjo ishte goditja më e rëndë që kam marrë jetë. Familjen e kam gjetur duke qarë, qava edhe unë. Kallzimi penal ndaj tij do të shkoj, kush me godet tani e tutje tani do të ketë kallzime penale” tha Jasharaj