Edhe një xhami në Viti cak i hajnave, vidhen paratë e grumbulluara në arkë

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë, e sidomos arkave të cilat vendosen me para të dedikuara për bamirësi ose për kursime.

Sinjali raportoi mbrëmë se një rast i tillë ka ndodhur dje në një xhami në Vushtrri, por ky nuk është rasti i vetëm i raportuar në Polici.

Sinjali mëson se edhe në xhaminë e fshatit Trestenik në Viti u krye vjedhje gjatë ditës së djeshme, kur një person ka arritur të depërtojë brenda objektit fetar dhe ka vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave të grumbulluara në arkë.

Rasti është raportuar nga imami i xhamisë, i cili ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë në lidhje me vjedhjen, ndërkohë që janë siguruar edhe prova që do të ndihmojnë në zbulimin e të dyshuarit.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Lexo edhe:  Ky është motivi i vrasjes te ‘Kobra City’ në Prizren, Dibran Hoxhaj dyshohet se gjuajti me armë