Sulmi ndaj gjinekologut Veliu, Prokuroria nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Gjinekologu Afrim Veliu, ishte cak i një sulmi fizik nga persona të panjohur.
Derisa ende nuk dihet arsyeja që çoi në shkaktimin e këtij sulmi ndaj Veliut.
Lidhur me rastin, Prokuroria ka nisur hetimet.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Shala tha se për shkak të hetimeve nuk mund të jepen informacione të tjera.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se prokurori i shtetit është duke ndërmarrë masa dhe veprime hetimore. Tani për momentin nuk mund të ofrojmë informacione sepse mund të dëmtohet procedura hetimore”, deklaroi ajo.