Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot na pret mot i ngrohtë pranveror dhe veror. Gjatë tërë ditës pritet të kemi mot me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Temperaturat shënojnë rritje dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 25 apo 26 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë pranveror dhe veror. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin dhe vranësirat do të jenë të pakta.

Edhe të dielën na pret mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, por pasdite priten disa vranësira dhe fuqizim i erërave nga veriu kryesisht në disa vise të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ku mund të ketë edhe ndonjë rigë ose rrebesh krejtësisht të izoluar dhe afatshkurtër shiu.

Nga e hëna pa ndonjë ndryshim. Do të vadhdojë mot i ngrohtë pranveror dhe veror./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Aksident në Lipjan, shoferi del nga rruga dhe rrotullohet