Sulmi fizik ndaj Valon Syla, Policia jep detaje për rastin

Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht mbrëmë nga disa persona të dyshimtë.

I njëjti ka marrë lëndime të rënda trupore, e si shkak i kësaj i është dashur edhe tretman mjekësor të cilin e mori në QKUK.

Pas kësaj nga Policia e Kosovës kanë theksuar se të dyshuarit në këtë rast janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore.

“Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar, ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur e kanë sulmuar fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore”,thuhet në njoftimin për media.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrrugën Ilir Durmishi në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Rasti është në procedurë hetimore nga njësitet relevante policore.

Lexo edhe:  Politikani ekstremist serb pretendon se janë vrarë 9 dhe plagosur shumë terroristë në Veri