Stuhia e fuqishme rrëzon lisin në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë

Vushtrria është goditur të mërkurën nga një stuhi e fuqishme, duke shkaktuar panik tek banorët, pasi shiu i rëndë dhe erërat e forta rrëzuan lisin në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë.

Një stuhi e fuqishme me shi dhe erë ka goditur qytetin e Vushtrrisë pasditen e së mërkurës.

Stuhia e jashtëzakonshme e shoqëruar me shi të rëndë dhe erë të fortë, ka rrëzuar një lis në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë.

Rrëzimi i lisit siç shihet në videot e publikuar nga mediumi lokal, “Vushtrria Online” ka shkaktuar bllokimin e rrugëve dhe vështirësi në qarkullim për makinat.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Lexo edhe:  Gruaja i hyn grushte burrit në Malishevë, ia kthen edhe ai – përfundojnë të dy në Polici