Stuhi me erëra të forta godet plazhet e Vlorës, pushuesit largohen me nxitim

Një stuhi e fortë me erëra të fuqishme dhe reshje të befasishme ka goditur sot plazhet e Vlorës, duke shkaktuar kaos mes pushuesve.

Çadrat dhe shezlongët u përmbysën e fluturuan, ndërsa pushuesit u detyruan të largohen me nxitim për t’u strehuar.

Situata zgjati disa minuta, por mjaftoi për të boshatisur të gjithë vijën bregdetare të qytetit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Lexo edhe:  Familja Thaçi pas përfundimit të të pames: Mirënjohës për mbështetjen që na dhatë