Stresi zbulon arsyen e plagosjes së fansit të tij që dergjet në koma që 12 vite

Ai komentoi lajmin që po qarkullon në media këto ditë rreth Denis Dollapi që thuhet se ishte fans i tij e që u plagos me 11 thika në trup më 28 prill të vitit 2010 që dyshohet të jetë shkak i sherrit të tij dhe Noizyt.

Në një intervistë ekskluzive për ‘Icon Style’ ai ndër tjerash tha se fansi nuk është në koma as prej vet atij as prej Noizyt.

“Denisi ka qenë shumë djalë i mirë. Ka një familje të përkryer, mirëpo ka qenë edhe adoleshent, shumë i ri.

Ai nuk është plagosur as për mua, as për Noizy-n. Ai është plagosur për kushëririn e tij, një djalë që këndonte atëherë për Unikkatil-in, i quajtur DMC.

Denisi është sot në koma prej kushëririt të vet, anëtar i një grupi “TBA”, quhet DMC. Ai është shkaktari që ka nisur revolta atëherë.

Ai sot jeton në Zvicër shumë i lumtur, ndërsa kushëriri i vet dergjet në koma prej 13 vitesh. Kjo është e vërteta e gjithë të vërtetave”, tha ndër tjerash reperi.

Lexo edhe:  Ngritën 41 urdhër-arreste për të përfshirët në rastin e Banjës – dërgohen prova edhe jashtë Kosovës