Prishet “banda” e hajnave të veturave, arrestohen dy persona njëri ishte pensionist e tjetri 56 vjeç

Një 66 vjeçar me inicialet Sh. N, si dhe një 56 vjeçar me inicialet C.P janë arrestuar sot në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në disa raste të vjedhjeve të veturave.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar dy persona për disa raste të vjedhjeve të veturave.

“Hetuesit policor personave të dyshuar u kanë gjetë dhe sekuestruar pajisje për hapjen dhe ndezjen e veturave, të cilat dyshohet të jenë përdorur në rastet në fjalë. Personat e dyshuar C.P, mashkull, 56 vjeç dhe Sh.N, mashkull, 66 vjeç pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Vdes në QKUK shoferi i veturës që u aksidentua para një muaji në Zhur të Prizrenit