Stresi nuk e mban dot vetën, i drejtohet Gresës: Ku je nisur me këto provokime

Ngjarjet që po ndodhin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova janë bërë tashmë pjesë e përditshmërisë së shikuesve të spektaklit.

Reperi Stresi duket se ka vendosur të marrë rolin e berberit në shtëpinë e vëzhguar nga telekamerat.

Ai është parë duke rruar flokët e konkurrentit tjetër, Andi Artani, teksa pranë tyre ka kaluar në bikini edhe modelja Gresa Hoti.

Duke marrë vëmendjen e djemve me praninë e saj, modelja e cila jeton dhe vepron në Itali nuk ka kaluar pa u ngacmuar me një koment provokues nga djemtë.

Ka qenë reperi nga Shqipëria ai i cili i është drejtuar asaj duke i thënë: “Ku je nis me këto provokime, ti na del kështu”.

E njëjta iu ka sugjeruar djemve që të mos e shikojnë kur ajo kalon me një paraqitje të tillë, në mënyrë që të mos tundohen

VIDEO:

https://www.instagram.com/reel/Cl4XgjtogDO/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Lexo edhe:  Avokati i Azem Kurtajt jep detajet- Ja si ndodhi e gjithë ngjarja në Shtërpcë