“S’po mundem ta besoj, ike në lule të rinisë”, shoku i 30-vjeçarit me reagim prekës për viktimën

Gazeta Sinjali në orët e para të mëngjesit raportoi për një ngjarje të rëndë të ndodhur orëve të pasditës së djeshme, ku 30-vjeçari Shpejtim Gashi u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës nga një koleg dhe i afërm i tij.

Rasti ka ndodh në rrugën “Rrust Kabashi” në Prizren, ndësa Gazeta Sinjali mësoi nga burimet e veta se 30-vjeçari Shpejtim Gashi ishte nga komuna e Suharekës.

Epilogu i kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet, por Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka nisur hetimet mbi shkakun e vdekjes së 30-vjeçarit.

Për rastin ka reaguar edhe njëri prej shokëve të fëmijërisë së viktimës, i cili është shprehur i befasuar nga lajmi për humbjen e Shpejtimit., ndërsa Shpejtimin e përshkroi si një djalë të urtë, të sjellshëm e punëtor.

“Ende spo mund të besoj per vdekjen tënde shoku im 😭😭 Ike në kohën me të mir të jetës, në lulen e rinis Ne u njohem që në fëmiri e kur u rritem punum bashk qe shum vite Ishe një djal i urt e punëtor i sjellshëm e i dashur për të gjith Gjithmon dot jesh ne zemrat tona. Allaahu të past shpërbly me gjenet Shpejtim”, tha shoku i tij, Adnani.

Lexo edhe:  Minatori në lot: Më erdhi djali nga gurbeti por s’ qëndrova me të, s’i tradhtoj shokët