“S’përgjigjem në pyetje të budallakafta”, “Keni dalë me deklarata ruse e serbe” / Latifi dhe Hyseni përplasen në debatin për Izraelin e Palestinën
Në “Pressing” në T7 po diskutohet lufta Hamas-Izrael, por me fillim të debatit ndodhi një përplasje mes panelistëve. Profesori Blerim Latifi e Zgjim Hyseni nga PSD kritikuan njëri-tjetrin për qëndrimet rreth luftës që po zhvillohet atje. Në një moment Latifi i tha Hysenit se nuk i përgjigjet në “pyetje të budallakafta”, pasi paraprakisht Hyseni i bëri atij një pyetje.
Teksa po shpjegonte se si nisi lufta atje, Blerim Latifi u ndërpre nga Zgjim Hyseni.
Zgjim Hyseni: Me u përgjigj nuk e paske n’jet domethënë?
Blerim Latifi: Kush je ti me t’u përgjigj ty. E para e punës nuk përgjigjem në pyetje të budallakfta.
Zgjim Hyseni: Për hirë të muhabetit.
Blerim Latifi: Mos më ndërprej.
Zgjim Hyseni: Të ndërprej dhe mësohu me u sillë më mirë se kurfarë autoriteti nuk je, nëse me studenta sillesh ashtu, keq për ty.
Blerim Latifi: Ti nuk e din si sillem me studenta. Turp është çka keni bë sot, keni dalë me një deklaratë antikombëtare.
Zgjim Hyseni: Ti vec turpin tond kqyre.
Blerim Latifi: Keni dalë me një deklaratë që është e ngjashme me deklaratat ruse, me deklaratat serbe, turp është qa keni bo ju sot si parti.
Zgjim Hyseni: Duhet me të ardhë marre që sta nin për një popull që është i shtypun, për palestinezët.