S’përfundon drama Getinjo-Vivien

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Getinjo kërkoi me përulësi që të mos diskutohet me tutje ish-lidhja e tij me Vivien.

Ndarja e dyshes u riaktualizua së fundmi në media dhe rrjete sociale, pasi Vivien deklaroi se arsyeja e ndarjes ishte bixhozi gjë të cilën Getinjo e mohoi të ishte e vërtetë.

“Po i lëmë shakatë anash. Ju lutem të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit.

Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhjen me lidhjet e mia dashurie”, u shpreh ai.

Por duket se një deklaratë e tillë nuk e ka bërë Vivin të ndihet më rehat sa i përket gjithë ndarjes së tyre shumë publike.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo u shpreh se ndihet e ‘turpëruar’.

“O zot ndihem e turpëruar! Çfarë dreqin po bën?!”, u shpreh ajo. /Prive.al

Lexo edhe:  “Me ta kallë krejt lojën”, Gresa dhe Vullneti bëjnë planin e ri