Specialsi që u shfaq dje i buzëqeshur pas aksionit kishte qenë në UÇK

Dje në mediat vendore u bë virale një fotografi ku shihej një pjesëtar i Njësisë Speciale në QKUK i qeshur pas aksionit që rezultoi me vrasjen e tre terroristëve serbë që sulmuan policinë në veri.

I njëjti, kishte shkuar në QKUK për të përcjellë një nga sulmuesit i cili ishte arrestuar dhe dërguar në emergjencë për trajtim mjekësore.

E tanimë është bërë i ditur edhe identiteti i tij.

Bëhet fjalë për Sokol Gashin, një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I njëjti dje ishte në krye të detyrës, ashtu siç ishte edhe gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Lexo edhe:  Kthimi i trupit të Faton Hajrizit rreth 1 muaj pasi u vra, ekspertiza nga IML pritet të bëhet javën e ardhshme