Spanja i njeh pasaportat e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se Spanja ka vendosur t’i njohë pasaportat e Kosovës.

DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti”, tha Bislimi.

Ai theksoi se Spanja është destinacioni i ri që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë përmes liberalizimit të vizave, “e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”.

“Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, deklaroi Bislimi.

Lexo edhe:  Plaçkitet një shtëpi në Graçanicë – vidhen mbi 10 mijë euro para të gatshme, 30 mijë euro stoli dhe 11 orë dore