Sot varroset nëna që u vra nga djali i saj në Pejë

59 vjeçarja nga Peja, Hyrije Broqi Hyseni, e cila u privua nga jeta pasditen e djeshme nga djali i saj, do të varroset sot pasdite.

Në ora 17:00 do të zhvillohet ceremonia mortore në varrezat e qytetit në Pejë, ka njoftuar familja, e cila sot ha hapur dyert e mortit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pejë, në rrugën ‘Mbreti Zog’, të lagjes ‘Kaeshnica’. E ndjera është mbytur në shtëpinë e saj.

Ndërsa, dorasi, (djali i viktimës) është arrestuar nga oficerët e stacionit policor të Pejës me çrast fal’ veprimit të tyre të shpejtë është shmangur rritja e bilancit të tragjedisë.

Prokuroria e Pejës sot pritet të bëjë kërkesë për masën e paraburgimit për (dorasin) djalin që privoi nga jeta nënën e tij.

Lexo edhe:  Rrahje brutale në lokalin ‘Barbon’ në Prizren: Punëtori i sigurimit sulmon dy vajza, njërës ia thyen hundën