Sot varroset Besim Musliu, i cili u vra mbrëmë në Baks
Familja Musliu nga fshati Baks i Skenderajt ka njoftuar për ceremoninë e varrimit të anëtarit të tyre, Besim Musliut, i cili një natë më parë u vra nga fqinji i tij.
Siç ka njoftuar familja Musliu, varrimi do të bëhet nga ora 17:00 tek varrezat e fshatit Baks.
Njoftimi i plotë;
Të dashur familjarë, miq, shokë,
Më pikëllim dhe dhimbje të thellë ju njoftoj se ka ndërruar jetë Besim Musliu.
Lutemi që Allahu ta shpërblej me xhehnet në botën e amshueshme.
Gjithmonë do të mbetesh në mendjet dhe zemrat tona me i dashurin yn.
Varrimi do të mbahet sot me date 24.07.2022 ne ora 17:00, në varrezat e fshatit Baks.
Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!