Sot u jepet lamtumira e fundit dy viktimave të aksidentit tragjik në Astrazup
Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur ditën e djeshme në fshatin Astrazup ka rezultuar me humbjen e dy jetëve, duke tronditur opinionin publik dhe komunitetin lokal.
Autoritetet dhe familjarët kanë konfirmuar se si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë: Mizaqete Popaj, nga fshati Fortesë dhe Masar Krasniqi, nga Krusha e Madhe
Ceremonitë mortore për viktimat do të mbahen gjatë ditës së sotme, më 6 shtator 2025.
Varrimi i të ndjerës Mizaqete Popaj do të bëhet në Fortesë, me fillim nga ora 15:00, ndërsa varrimi i të ndjerit Masar Krasniqi do të zhvillohet në Krushë të Madhe, në ora 17:00.
Familjet Popaj dhe Krasniqi kanë pranuar ngushëllime nga të afërm, miq dhe qytetarë të shumtë pas kësaj tragjedie.