Futbollisti izraelit i bashkohet luftës kundër Hamasit

Menashe Zalka nuk po mendon për momentin për pasionin e tij më të madh – futbollin.

Lojtari i skuadrës Hapoel Hadere ka vendosur t’i bashkohet ushtrisë izraelite në luftë kundër Hamasit, pasi ky i fundit kreu sulme me raketa dhe sulme terroriste tokësore të shtunën në mëngjes.

Futbollisti i lindur në Etiopi, por i rritur në Izrael, i është bashkuar njësive rezervë të ushtrisë izraelite, e cila po mobilizohet për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që mbizotëron në këtë vend.

Mesfushori defanziv i ka zhvilluar më shumë se 150 ndeshje në ligën izraelite me Hapoel Hadere, ndërsa krejt aktivitetet sportive në këtë vend u ndalën fundjavën që shkoi pas sulmit të papritur që i erdhi nga Palestina.

33 vjeçari është rreshtuar në radhës e izraelitëve për ta mbrojtur vendin, ndërsa më pas, kur të përfundojë lufta, mund të vazhdojë të luajë, në vitet e fundit të karrierës.

Lexo edhe:  Ky është vendi ku punonte 35-vjeçarja e vrarë, ish-burri e ndali nga puna