Sot teper nxehtë ndërsa ditëve në vijim rikthehet “vjeshta”

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat pritet të lëvizin nga 8 ajo minimale deri në 29 gradë Celsius ajo maksimale. Mund të ndodhë që maksimalja të arrijë edhe deri në 30 gradë Celsius. Vende-vende do të ketë erëra mjaft të fuqishme nga jugperëndimi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë veror. Temperaturat maksimale 30  edhe më nxehtë në disa zona. Pasdite kalime vranësirash të shtresave të larta.

Të Martën do të fillojë ndryshimi i motit. Ende do të jetë ngrohtë, por temperaturat do të kenë tendencë uljeje graduale. Në atmosferë do të ketë sasi të mëdha të grimcave të pluhurit të shkretëtirave të Afrikes veriore.

Gjatë ditës do të ketë shtim gradual të vranësirave duke filluar që nga Shqipëria, me reshje e rrebeshe lokale shiu ku mund të ketë edhe ndonjë bubullimë lokale. Reshjet lokale shtrihen edhe në Kosovë orëve të vonshme sidomos.

Të mërkurën destabiliizim i fuqishëm i atmosferës. Pasdite priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë ku ka mundësi për shtrëngata të fuqishme lokale./MeteoBallkan

Lexo edhe:  ‘Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë’ – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës