Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror.

Temperaturat parashihet të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 35=36 gradë Celsius. Pasdite vonë rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë zhvillim të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Pasdite në jug dhe juglindje të Shqipërisë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ka gjasa edhe për shtrëngata të forta lokale. Rrebeshe lokale priten edhe në jug dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut.

Shumë nxehtë edhe të dielën dhe të hënën, me vranësira të pakta lokale dhe rreze të shumta diellore. Temperaturat deri në 35 gradë Celsius, madje mund të ndodhë edhe ndonjë gradë më shumë. Zhvillime të rrebesheve parashihen në disa vise pasditeve, kryesisht në disa zona të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga e marta freskim i motit apo ulje graduale e temperaturave. Po ashtu priten edhe vranësira, intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë duke filluar nga bregdeti shqiptar./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Ky është serbi që u arrestua në Mitrovicë, iu gjetën mbi 6 mijë fishekëve